Vllaznia në futboll për femra kualifikohet ne 32 skuadrat me të mira të Europës.
Ky sukses, u arrit përsëri ketë vit pasi kuqeblutë mundin në turin e tretë, kampionen e Sllovakisë Spartak Myjava, në turin e tretë të “Uefa Women Champions League”. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka fitoi me rezultatin 1-0.
Autore e golit për Vllazninë ishte Jehona Shala ne minutën e 43-te. Me këtë rezultat, Vllaznia kualifikohet ne turin e dyte duke vijuar garën mes 32 skuadrave me te mira te Europës.
Ndeshja ne fjale u luajt pasditen e se dielës se 21 gushtit ne stadiumin “Pod Malim Brdom” të Petrovacit. Tashme Vllaznia do të prese shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës. Vitin e kaluar kuqeblutë u përballen me Juventusin.
Top Channel