Si asnjëherë më parë Shqipëria tashmë ka edhe një kampione europe në atletikë dhe ajo është e vetmja sportiste shqiptare në këtë sport elitar, Luiza Gega.
Në finalen e garës së 3000 m/p atletja shqiptare befasoi këdo, përveç vetes, siç tregon ajo në rrëfimin e saj për Top Channel.
Luiza Gega: E dija që mund ta arrija pasi kam pasur vërtetë rezultate shumë të mira, kam patur një stabilitet shumë të madh. Edhe në atë fazën finale që bëmë në Dardhë të Korçës e ëndërroja çdo ditë e imagjinoja se si mund të ishte po ta përjetoja. Jam munduar të punoj fortë të mos lëshoj asgjë që të më ikte, qoftë edhe të qindat e sekondit.
Po për trajnerin e saj Taulant Stërmasi çfarë do të thotë kjo arritje?
Taulant Stërmasi: Të jep krenari të madhe me thënë të drejtën, kjo ndihet edhe nga ndërkombëtarët që kemi takuar. Të paktën 40 president federatash që u shprehën kaq të kënaqur me atë që bëri Luiza saqë janë lutur që të bëjnë foto me Luizën.
Prej 13 vitesh Luiza Gega njeh vetëm përmirësime dhe sot në moshën 33-vejçare ajo ka arritur një rezultat që për të dhe trajnerin nuk është ende maja e asaj cka pretendojnë.
Taulant Stërmasi: Mosha është numër, pasi ka rreth 6 vite që thonë që duket sikur është bërë cikli i Luizës. Por stërvitja e sportit elitar ka lidhje me 24-orëshin,, 24 orë, 7 ditë në javë 30 ditë në muaj, dhe 12 muaj në vit. Liza këtë regjim e ka bërë për të paktën 3-4 vite. Nëse Liza nuk do të ketë një objektiv dhe unë nuk do të kem një objektiv për Luizën, ne duhet të dalim menjëherë nga regjimi i burgut. Kur them regjim burgu regjim burgu. Do të shpresojmë të përmirësohemi 4-5 sekonda brenda vitit dhe vitin tjetër më pas 2023/2024 do të jenë vitet kulminante ku ne do të synojmë që të renditemi më mirë se vendi i katërt në Olimpiadë.
Por Luiza Gega, kampione Ballkani, Mesdheu, tashmë dhe Europë apo e 5-ta në botë, për fat të keq është e vetmja.
Luiza Gega: Mendoj që jam një shembull i sakrificës apo i punës së madhe dhe më vjen keq që nuk shoh të rinj që nuk më marrin si shembull për t’ja dalë. Do të doja shumë që të ndryshojë ky mentalitet dhe ne të kemi sportist të tjerë si Luiza apo edhe më të mirë se Luiza.
Trajneri i Gegës, Stërmasi tregon se e vetmja rrugë drejt këtyre sukseseve është puna dhe ju rruga e shkurtra.
Taulant Stërmasi: Duhet të vendosen shembuj, nuk ka short/cut, historitë me rrugë të shkurtra na kanë nxirë fytyrën. Kështu që duhet
Luiza Gega: Gjithsesi ne kemi thyer tabu në këtë kampionat europian sepse nuk ka asnjë shtet që të vijë me një sportist dhe të marrë medalje ari dhe të thyej rekordin e kampionatit.
Top Channel