22/12 18:22
U bënë plot tre sezone që Mauro Icardi u largua nga Interi dhe që atëherë karriera e sulmuesit argjentinas ka marrë tatëpjetën, pasi ka përfunduar jashtë planeve të PSG-së dhe është në pritje për të mësuar ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
E ndërkohë që bashkëshortja e tij, Wanda Nara merret me negociatat, sulmuesi ka përfituar nga fakti që nuk është grumbulluar për ndeshjen e fundjavës dhe ka fluturuar drejt Milanos për të qëndruar me familjen e tij.
Pikërisht pamja nga “San Siro” që i ofron rezidenca e tij në Milano, ka bërë nostalgjik Icardin, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku ka shkruar “Shtëpi e ëmbla shtëpi… Kujtimet janë përgjithmonë”.
Top Channel