Në fillim u tentua Frenkie De Jong, më pas Manchester United synoi blerjen e Adrien Rabiot, teksa në fund ia doli të sigurojë shërbimet e Casemiros, mesfushorit shkatërrues të Realit të Madridit.
Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë 70 milionë euro + bonuse nga shitja e 30-vjeçarit brazilian, i cili do të firmosë në “Old Trafford” një kontratë 5-vjeçare me 18 milionë euro në sezon.
Një afrim cilësor për trajnerin Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca dhe grinta e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”. Lojtari latin do të kryejë ditën e sotme testet mjekësore.
Biznes fantastik edhe për Realin, që ia del të përfitojë shumë miliona nga një 30-vjeçar. Casemiro fitoi me “Los Blancos” pesë Champions League dhe po kaq tituj kampionë mes trofeve të shumtë me fanellën e bardhë.
Ndërkohë, klubi spanjoll ka zgjedhur ta zëvendësojë “luftëtarin” e mesfushës me një tjetër brazilian: Bruno Guimaraes, 24-vjeçarin e Neëcastle.
Top Channel