Laçi godet në merkato, zëvendëson Guindon me bomberin e njohur të Superiores

18/08/2022 22:35

Laçi zëvendëson Guindon me një tjetër golashënues të njohur të futbollit shqiptar, Skuadra kurbinase ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Vukiçeviç.

Sulmuesi 30-vjeçar ishte pjesë e Kukësit në sezonin që lamë pas, por luajti shumë pak për shkak dëmtimesh dhe në fund palët vendosën të mos rinovojnë, megjithatë tani duket se është rikuperuar pltoësisht dhe do të riniset nga Laçi.

Shkurtaj është një emër i njohur për Superioren, pasi në të shkuarën ka spikatur me skuadra si Luftëtari e Kukësi në periudhën 2018-2020, vit në të cilin edhe u largua për të provuar një aventurë në Kinë.

Me sulmuesin gjirokastrit dhe Adeleken e Mazrekajn, Laçi kompleton sulmin, teksa tani i takon Shkurtajt që të bëjë të harrohet një emër si Guindo, i cili sezonin e kaluar u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA