Festivali veror i librit ka çelur dyert, në qytetin bregdetar të Durrësit, duke sjellë librin dhe diskutimin për të pranë qytetarëve dhe turistëve të shumtë që po pushojnë buzë Adriatikut. 

”Jemi në pikun e sezonit turistik dhe kemi zgjedh këtë moment në mënyrë që ata që janë kthyer në qytet apo janë për turizëm këtu të kenë mundësi që të blejnë një libër, të dhurojnë një libër dhe të mbartin kujtimet e kësaj vere nëpërmjet këtij veprimi”, tha Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës.

”Ky festival është një thirrje për lexim. Thirrje për të gjithë ne, për familjet, shkollën tonë, për rininë dhe fëmijët”, u shpreh Petrit Ymeri.

”Libri dhe deti kanë diçka të përbashkët. Kanë emocionet e forta që ti përjeton kur je pranë tyre. Mbi të gjitha libri dhe deti janë të përjetshëm’‘, tha Virgjil Muçi.

Festivali do të vijojë deri më 21 gusht duke u shndërruar në ngjarjen më të rëndësishme kulturore për librin dhe fuqinë e tij, përmes leximit.

Përgjatë mbrëmjeve në shëtitoren Taulantia, stendat e librit do të ofrojnë botimet e viteve të fundit dhe takime me autorë dhe përkthyes, ndërsa në pika të tjera të qytetit do të organizohen biseda mbi librin dhe autorë që kanë lënë dhe po lenë gjurmë në letrat shqipe.

”Më pëlqejnë librat. Kam një bibliotekë”, tha një fëmijë.

 

Top Channel