Presidenti Begaj takim me komandantin e KFOR: Vlerësoj rolin tuaj dhe të NATO-s për ruajtjen e sigurisë në Kosovë

17/08/2022 09:32

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári. Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR.

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites së djeshme Presidenti i Republikës, është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

Ndërsq vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”,  tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA