Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári. Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR.
Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.
Në orët e pasdites së djeshme Presidenti i Republikës, është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.
Ndërsq vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.
“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”, tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.
Top Channel