“Nafta bie në bursë, bordi i vjedhjes nuk ul çmimin”/ Deputeti Dashnor Sula bën llogaritjen sa duhej të shitej nafta sot

17/08/2022 11:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka denoncuar çmimin e lartë të karburantit në vendin tonë, krahasuar me çmimin aktual në bursë dhe tregjet ndërkombëtare.

Në një postim në “Facebook” Sula shkruan se prej një jave ne paguajmë 221 lekë për një liter naftë, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, ndërsa në tregjet ndërkombëtare ka pasur një rënie konstante.

Deputeti ka bërë një përllogaritje, sipas së cilës një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 221 lek për litër.

Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave.

Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.  Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por bordi i vjedhjes nuk denjon të ul çmimin.

Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më poshtë po bëj përllogaritjen:

Çmimi per litër pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/litër + akcize 38.2all/litër + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/litër+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter. Ky do duhet te ishte çmimi i naftës sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqipëri. Bordi mblidhet menjëherë për te rritur çmimin por bën sikur nuk është vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin”- shkruan Sula.

Top Channel