Përballë presioni të shtuar të socialistëve të cilët po eksplorojnë çdo rrugë për te përjashtuar Berishën dhe Metën nga skena politike, dy drejtuesit e opozitës në këtë pikë janë bashkë.

Para se shtatori të trokasë, Ilir Meta i kujtoi Sali Berishës se kur vjen puna tek dosjet e ish-komunizmit janë në të njëjtin krah, pasi të dy janë nën akuzë publike për të shkuarën e tyre.

Meta: Paniku i tyre i qartë e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe tjera. Janë tregues të frikës se iu ka rënë skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha.

Bashke për dosjet por ende jo për zgjedhjet lokale qe janë pas dere. Pasi Berisha konfirmoi se për kandidatët e partisë demokratike do vendosë anëtarësia, në Vlorë bashki ku ish- LSI humbi shumë terren, Meta kërkoi që me ndryshimin e emrit të shtohet anëtarësia edhe me demokratë.

Meta: Ajo çfarë duhet tani në Vlorë, është një organizim shumë herë më i mirë, shumë me përfshire dhe kështu do te ndodhi sepse besojmë që do të këtë edhe shume prurje të reja, edhe ajo heqja socialiste (nga emri) është shume pozitive në kuptimin e hapjes dhe gjithë përfshirjes, për cilido që e mund ta ketë pasur si pengese qoftë edhe psikologjike.

Ne qytetin qe i dha Edi Ramës tre herë mandatin e deputetit, Ilir Meta kërkoi mobilizim te strukturave për çdo skenar opozitar që parashikon zgjedhje të parakohshme.

Top Channel