Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.
Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.
E jo vetëm së bashku, por dyshja në disa nga projektet e fundit janë ‘ndarë’ për të sjell projekte ‘solo’ ose në bashkëpunim me artistë të tjerë, si rasti i Romeos me Ermal Fejzullahun. E mesa duket mund të kemi të tjera surpriza nga Romeo pasi një Instastory i tij nga ngriti dyshimet, ku teksa ka treguar dorën e tij duke mbajtur një shishe dhe gotë vere krahas ka shkruar në gjuhën angleze:
Gënjeshtar/e
Nuk dimë se cilës gjinie i drejtohet artisti dhe nëse është një shenjë projekti të ri muzikor apo një postim ‘thumbues’.
E jo vetëm në muzikë e aktrim, por Donaldi dhe Romeo patën dhe një rikthim të fuqishëm televiziv me programin ‘Më lër të flas’ në Top Channel. E teksa para pak javësh u transmetua episodi i fundit, ky i fundit tha disa fjalë në shenjë falenderimi për ndjekësit besnikë.
Top Channel