23/12 16:35
Ezequiel Cirigliano, 30 vjeç, ish-mesfushori premtues i River Plate (63 ndeshje në ekipin e parë), i cili ka kaluar një përvojë të shkurtër dhe pa shumë bujë te Verona në sezonin 2013-14 (13 paraqitje në kampionat) është arrestuar nga policia e Buenos Airesit.
Cirigliano kishte hyrë për të grabitur në një shtëpi në lagjen Caseros dhe, pasi u zbulua, qëlloi me armën që kishte me vete. Ai aktualisht po mbahet në qeli stacionin policor të departamentit të “Tres de Febrero”. Në momentin e arrestimit ai kishte veshur një fanellë të PSG-së.
Top Channel