24/11 21:11
Parabolë e çuditshme ajo e karrierës së fantazistit anglez, Dele Alli. Futbollisti që debutoi në moshën 19-vjeçare me Tottenhamin dhe shihej si një nga yjet e futbollit anglez po vuan jo pak kohët e fundit dhe në janar u transferua te Everton për të provuar të ringrihet në nivele të larta.
Pikërisht për këtë arsye, Dele Alli po mendon për të bërë një tjetër hap në karrierë, atë të transferimit në Turqi, te Besiktas, ku i garantohet një vend titullari dhe mundësia për të rigjetur besimin.
Negociatat mes palëve janë në fazë mjaft të avancuar për një huazim me të drejtë blerjeje, teksa klubi turk ka marrë përsipër të paguajë të gjithë pagën prej 2.2 milionë eurosh të futbollistit.
Top Channel