Ai e këshilloi se duhet të bëjë ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale, ndryshe do të vuajë pasoja të rënda.
“Ai patjetër duhet të bëjë një ndryshim, sa I përket vendit ku do të luajë apo ekipit dhe duhet ta bëjë para majit të vitit 2023. Nëse nuk e bën, do ta ngulë thikën vetes”, tha Daniel Daza.
SuperSport shkruan se ky astrolog ka bërë parashikime edhe për futbollistët e tjerë siç është rasti i Neymarit. Për brazilianin ai paralajmëroi rrezikun e lartë të dëmtimit që ka para Kupës së Botës:
“Neymar është Shigjetar dhe shigjetari rreziko aksidentet. Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat më të prirura për aksidente të zodiakut, duhet të jenë shumë të kujdesshëm me çështjet e frakturave, muskujve dhe dëmtimeve.”
Në rastin e James, dihet mirë se ai dëshiron të largohet nga Katari dhe madje ka pasur zëra për një zgjidhje e mundshme e kontratës, edhe pse asgjë nuk është vendosur për momentin. Merkatoja në Evropë mbyllet pas javësh, kështu që James do të duhet të nxitojë nëse dëshiron të konkurrojë përsëri në nivelin më të lartë.