Alonso apo Meunier? Barcelona zgjedh mbrojtësin e majtë, transferimi brenda javës

16/08/2022 21:08

Xavi dëshiron edhe një mbrojtës të majtë, për të kompletuar njëherë e mirë skuadrën për sezonin e ri dhe te Barcelona janë të vendosur t’i plotësojnë dëshirën.

Por pas diskutimesh të shumta, duket se është zgjedhur spanjolli i Chelsea-t, me të cilin është arritur marrëveshja, ashtu si edhe me klubin londinez, ndaj 31-vjeçari pritet të zbarkojë në Barcleonë këto ditë për të kompletuar transferimin.

Ky do të jetë një rikthim i bujshëm për Marcos Alonson, i cili është rritur te Reali i Madridit, por ka luajtur vetëm një ndeshje me Los Blancos, ndërsa më pas është larguar nga Spanja për të luajtur me klube si Bolton, Fiorentina, Sunderland e së fundi Chelsea.

Tashmë në moshën 31-vjeçare, Alonso rikthehet në Spanjë, por te rivalët më të mëdhenj të Realit, katalanasit e Barcelonës, ku bashkë me Jordi Albën do të kujdesen për krahun e majtë të prapavijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA