Një incident është shënuar ditën e djeshme në autostradën Igumenicë-Janinë, ku një shofer është futur në anën e gabuar të autostradës.

Sipas mediave greke, drejtuesi i mjetit në vend që të hynte në drejtimin nga Igumenica në Janinë, është ngatërruar dhe ka kaluar në kundravajtje.

Të tmerruar drejtuesit e mjeteve të tjera kanë parë shoferin duke ecur në drejtim të kundërt, ndërsa ka pasur edhe nga ata që e kanë filmuar.

Shoferi nga ana tjetër, kur e kuptoi gabimin e tij, u kthye pas dhe që atëherë është në kërkim.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka ndodhur asnjë aksident.

Top Channel