Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Dyshja më të dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.
Në një postim të bërë nga Einxhel vetëm disa minuta më parë, ajo i dha përfundimisht fund zërave për shtatzëninë e saj.
Në videon e publikuar në Instagram shihet barku i rrumbullakosur I moderators, teksa përkëdhelet nga Dagzi.
“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë… Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re. Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh, sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore. Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua të vogla”, ka shkruar Einxhel.
View this post on Instagram
Top Channel