Diego Simeone doli para medieve pas fitores së merituar 3-0 ndaj Getafes, ku protagonist kryesor ishte Morata, që realizoi dygolësh.
Joao Felix: “Duket më i pjekur dhe më i fortë, e tregoi në 14 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar. Ai po rritet dhe po bëhet më i pjekur. Kjo u pa në golin e parë dhe në të dytin me pasimet e tij. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Gjërat vijnë natyrshëm, ai vuajti, punoi dhe ka talent, shpresojmë që ta tregojë në vazhdimësi në fushë”.
Ofertat e refuzuara nga Morata: “Mendoj se të gjithë duhet të kenë besim për të bërë gjëra të rëndësishme. Ai erdhi me shumë përulësi dhe dëshirë për të punuar, pa kërkuar asgjë dhe pa u përpjekur për të fituar një pozicion. Më emocionon sepse me konkurrencën që ka skuadra do të më duhet të mpreh syrin tim”./ SuperSport
Top Channel