Rama: Mbi 100 mijë turistë gjermanë në Shqipëri në 7 muajt e fundit

15/08/2022 12:46

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social shifrat e turistëve të huaj të cilët kanë ardhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë në këtë sezon turistik.

Së fundmi, kreu i qeverisë është ndalur te gjermanët, ku shkruan se në këto 7 muaj kanë ardhur 100 mijë turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, teksa ka bashkëngjitur edhe artikullin e medias gjermane.

Top Channel