Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit Bajram Begaj në Kosovë ka nisur para pak minutash, ku është pritur nga Vjosa Osmani.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Axhenda e vizitës së presidentit Begaj përfshin takime me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Top Channel