Tek sheshi “Nënë Tereza” u organizua koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).

Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës u bënë bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

“Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert po përcjell LIVE, nga skena që ka mbledhur ansamblin më të madh të artistëve On Top.

Disa nga artistët më në zë të momentit nuk munguan nga skena e “Alpha Show”, të tillë si Stresi, Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi, Kida e shumë të tjerë. Artistë me kuptimin e plotë të fjalës, ata krijuan atmosferën e jashtëzakonshme, teksa sollën disa nga super hitet e tyre.

Por, padyshim si çdo koncert i këtyre përmasave edhe ky kishte disa momente kulminante që shkaktuan emocione në skenën gjigante.

Top Albania Radio shkruan se një prej tyre ishte padyshim momenti ku dy ‘ish- armiqtë’ u ngjitën në skenë tanimë si dy miq shumë të mirë që kanë lënë çdo problem pas dhe treguan se arti mund të ‘thyejë’ çdo barrierë.

Stresi dhe Noizy i dhuruan publikut në skenë jo vetëm një performancë mbreslënëse, por edhe një përqafim që do të mbahet mend gjatë në vendin ku nisi çdo problematikë mes tyre, pikërisht sheshi “Nënë Tereza”.

Dukej se të gjithë fansat e zjarrtë të Noizy-t dhe jo vetëm, ishin në sheshin “Nënë Tereza” teksa shiheshin duke kënduar njëzëri hitet e padiskutueshme. Shiheshin njerëz të moshave të ndryshme në audiencë, me një të përbashkët, dashurinë për muzikën e mirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA