
Mesfushori Ilkay Gundogan është përzgjedhur si kapiteni i ri i Man City, pasi Fernandinho u largua nga Kampionët e Anglisë gjatë merkatos verore.
31-vjeçari ka mbajur shiritin në krah në dy ndeshjet e para në Premier League, për klubin Anglez. Megjithatë përfundimisht është vendosur nga votat e lojtarëve, ku ekipi i parë ka përzgjedhur Gjermani të jetë kapiteni për sezonit 2022-2023.
Ndërsa në munges të Gundogan, rolin e zëvendëskapitenit e ka marrë një tjetër mesfushor. Ylli i ekipit Kevin De Bruyne, është përzgjedhur kapiteni i dytë.
Fernandinho ishte kapiteni i Cityt për dy sezone pasi nga klubi u largua David Silva. Por në verë mesfushoi Brazilian ndërpreu kontratën dhe u rikthye në vendlindje, me ekpin Brazilian të Athletico.
Aventura e Gundogan si kapiten ka nisur pozitivisht, pasi Man City ka fituar të dy ndeshjet dhe sa grumbulluar gjashtë pikë deri më tani.
Gjermani është pjesë e Kampionëve të Anglisë që prej vitit 2016 , ndërsa në sezonin e fundit në Premier League luajti 27 ndeshje dhe shënoi tetë gola.
Top Channel