Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë në Arta të Greqisë pak ditë më parë, ku një 75-vjeçar u qëllua për vdekje nga ish-dhëndri i tij.

Mediat greke shkruajnë se se autori 29-vjeçar dhe vajza e viktimës ishin ndarë me marrëveshje para dy vitesh, ndërsa fëmijët e tyre do i mbante e ëma.

29-vjeçari do t’i takonte çdo të martë e të enjte, me kusht që të mos ishte i pranishëm ish-vjehrri në momentin e dorëzimit të fëmijës.

Marrëveshja parashikonte që ai do ta shihte djalin e vogël ose në një dhomë të shtëpisë ose në oborr.

Ditën e vrasjes, 29-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij pa e njoftuar për kohën, për pasojë ka pasur një sherr mes tyre.

29-vjeçari kërkoi të shihte fëmijën dhe ish-gruaja e pyeti: “Pse nuk e njoftove për orën që do të vish?”.

Autori ka reaguar ashpër ndaj pyetjes dhe aty kanë nisur të debatojnë. Më pas u shfaq ish-vjehrri i tij dhe pasoi me vdekjen e këtij të fundit, pasi fillimisht 29-vjeçari kishte shkuar dhe kishte marrë armën nga makina.

Ish-bashkëshortja e tij në dëshminë e saj është shprehur se ai donte ta vriste atë por e mbrojti babai.

“Shkoi të më godiste me armë dhe babai im doli përpara”- ka thënë ajo para hetuesve.

Top Channel