Balla: Kuvendi në shtator do adresojë situatën se si një sekretar partie non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe vazhdon të përdhosë këtë institucion

15/08/2022 13:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Pasërtisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Postimi i Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Deklarata e Ballës për Berishën/ Luçiano Boçi: Kanë frikën e shtatorit, kush mbjell erën, do korrë fortunën

Në lidhje me deklaratën e Taulant Ballës, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili është shprehur se PS-ja po e ndërmerr këtë iniciativë nga frika e shtatorit, ku Berisha ka deklaruar se do të ketë protesta të shumta e do të largohet nga pushteti Rama.

Deklarata e Boçit:

“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.

Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!

Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”

Top Channel