
Foto/ Bota e futbollit në zi për Diogo Jotën! Rivalët e përjetshëm, klubet gjigante dhe legjendat angleze solidarizohen me Liverpool-in dhe Portugalinë
03/07 14:06
Mynih ka parë të shtunën një pamje të frikshme pas një përplasjeje në garat e çiklizmit për femra, ku disa çikliste u përplasën keq në një kthesë të pjerrët.
Ndërsa shumica e garueseve ishin në gjendje të ngriheshin pas një trajtimi të shkurtër, kampionia e botës, 23-vjeçarja italiane Letizia Paternoster u dëmtua shumë keq.
Nga përplasja Paternoster dëmtoi kokën, qafën dhe shpatullat. Vetëm pas disa minutash kujdes mjekësor në pistë, ajo u nxor jashtë sallës me barelë.
Fillimisht nuk kishte të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore, por më pas doli se ajo nuk kishte pësuar fraktura.
Top Channel