Manchester United është lodhur nga sjellja e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez kërkon largimin prej fillimit të merkatos, por nuk po arrin të gjejë akord me ndonjë klub të ri.
Atletico Madrid ishte pranë firmës me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por presioni i tifozëve dhe mungesa e parave ndikuan që CR7 të mos kthehet në La Liga.
37-vjeçari është i trishtuar në “Old Trafford”, ndjesi të cilën nuk tenton fare ta fshehë. Gjatë miqësores me Rayo Vallecano, në të cilën luajti vetëm në pjesën e parë, Ronaldo u largua nga stadiumi pas pushimit të ndeshjes, pa pritur fundin.
”Ishte një sjellje e papranueshme, jemi një skuadër dhe të gjithë duhet të qëndrojmë deri në fundin e ndeshjes”, deklaroi Ten Hag.
Ndërkohë, Sky Sport raporton se drejtuesit e United kanë vendosur të mos tolerojnë më aspak. Nëse Ronaldo vazhdon me sjellje të tilla, atëherë do të marrin në konsideratë edhe prishjen e kontratës me të.
Top Channel