10/01 23:24
Gael Monfils, numri 17 i Francës, u tërhoq në setin e dytë të ndeshjes së tij kundër britanik Jack Draper në Canada Open.
Monfils, i cili humbi 6-2, 0-2, shfaqi një problem në kyçin e këmbës së djathtë dhe u rrëzua në tokë, duke mos mundur ta vazhdonte përballjen me britanikun.
Francezi u pa të bërtiste dhe të shtrëngonte këmbën e tij të djathtë, ndërsa Draper nxitoi të kalonte fushën për ta ndihmuar.
Top Channel