
Gara “Hill Climb-Trofeu Skënderbeu 2025” në Krujë, edicionin e 10-të të garës ndërkombëtare e fiton hungarezi Laszlo Szasz
07/07 20:36
Gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes me Veronën, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti konfirmoi blerjen e Giovanni Simeones, djalit të teknikut të Atleticos së Madridit.
“Nëse gjithçka do të jetë “ok”, sigurisht që do të jetë me ne në Verona. Po e presim. Është një nga ata për të cilin kemi nevojë dhe Napoli është skuadra për të cilën ai ka nevojë, është blerja e duhur.”
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Giovanni Simeones, që në Serina ka luajtur Genoan, Fiorentinën, Cagliarin dhe Veronën. 27-vjeçari ka programuar vizitat mjekësore dhe për çështje orësh do të zyrtarizohet nga Napoli./ Super Sport
Top Channel