Qetësohet situata e radhës në kufirin e Greqisë, njoftohet përdorimi i metodës së re të kontrollit të përshpejtuar
13/08/2022 13:50
Në doganën greke në Kakavijë është nuk ka asnjë makinë në radhë dhe trafiku është reduktuar plotësisht për momentin.
Pas ndërhyrjes së ambasadores shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, pala greke njoftoi se do të aplikojë metodën e re të kontrollit të përshpejtuar me një ndalesë.
Pra kontrolli policor dhe ai doganor kryhen në një sportel, ndërsa kontrolle të detajuara do të kryen me përzgjedhje.
Mësohet se ka qenë zëvëndës Ministri grek i Mbrojtjes së qytetarit, Lefteris Ikonomou i cili po monitoron nga afër situatën në të gjitha pikat kufitare të Greqisë me vendet fqinje.
Këtë vit Greqia po përjeton vitin më të suksesshëm për turizmin e saj ndër vite.
Top Channel