22/12 22:33
Barcelona ia ka dalë të regjistrojë katër nga pesë afrimet e merkatos. Lewandowski, Kessie, Christensen dhe Raphinha janë gati për duelin e parë në kampionat ndaj Rayo Vallecano, teksa vetëm francezi Kounde nuk është federuar akoma.
SuperSport shkruan se ndërkohë, Miralem Pjanic nuk lëviz nga “Camp Nou”. Kualiteti i boshnjakut nuk vihet në diskutim, ai ka punuar mirë gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe Xavi është shumë i kënaqur me 32-vjeçarin.
“Pjanic më ka bindur, ai do të qëndrojë me në këtë sezon. Në mesfushë kemi Busquets, Pjanic, Kessie, De Jong, por edhe Sergio Roberton, i cili mund të luajë pa probleme në këtë repart”, theksoi Xavi në konferencën për shtypin.
Top Channel