Mourinho ul entuziazmin e tifozëve: S’jemi ende për titull, na duhet diçka më shumë

13/08/2022 16:06

Në sezonin e tij të dytë si trajner i Romës, portugezi doli në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen e parë të kampionatit, kundër Salernitanës në stadiumin “Arechi”. Tema e parë që preku “Special One” ishte merkatoja verore.

“Fatkeqësisht, tregu i transferimeve nuk është i mbyllur dhe mua nuk më pëlqen kur sezoni ka filluar. Do të luhen tri-katër ndeshje para se të mbyllur. Vlerësimi tani do të ishte i parakohshëm. Natyrisht që ne kemi afruar 5 lojtarë cilësorë duke shpenzuar vetëm 7 milionë. Një duartrokitje për klubin. Fantastike ajo që është bërë. Për të pasur një sezon pa frikë, duhet diçka më shumë, por drejtuesit vetëm mund të duartrokasim”.

SuperSport shkruan se i pyetur për pritshmëritë që ka në sezonin e tij të dytë në krye të Romës, Mourinho përgjigjet duke shmangur entuziazmin e tepruar.

“Sezoni i dytë do të thotë më shumë kohë për punë dhe më shumë ndërgjegjësim. Kur ndryshon shtet, kupton më mirë kulturën dhe filozofinë e futbollit të skuadrave të tjera. Për ne, trajnerët, në vitin e dytë ka kushte për të bërë më mirë. Në Evropë, për të bërë më mirë, duhet të fitojmë Europa League-n, ku ka skuadra me potencial ekonomik larg tonit. Gjatë kësaj periudhe ku nuk kam folur me shtypin, por çuditem të flitet për një Romë pretendente për titullin kampion të Serisë A. Mund ta kuptoja nëse do të kishim 18 “Scudetto”, Milani dhe Interi për shembull e kanë mbyllur kampionatin me 23 dhe 25 pikë më shumë se ne. Edhe ata janë përmirësuar. Nuk më duket se jemi kandidatë për “Scudetton”. Nuk kemi folur kurrë për këtë, na duhet kohë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA