18/12 21:14
“France Football” publikoi dje listën e 30 lojtarëve kandidatë për fitimin e “Topit të Artë”. Lionel Messi nuk bën pjesë në listë, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2005.
SuperSpoert shkruan se Karim Benzema cilësohet si favoriti kryesor, diçka që e pranon edhe Kylian Mbappe. Në një prononcim për revistën franceze, ylli i PSG-së thekson se vetëm kapiteni i Realit është mbi të.
“Natyrisht që do e fitojë Benzema. Ai është 34 vjeç dhe mbylli sezonin e jetës. Karim fitoi Champions League si protagonist. Nëse do isha në vend të tij dhe nuk do e fitoja, nuk do mendoja më fare për këtë çmim.
Tre më të mirët? Benzema, unë dhe Sadio Mane”, deklaroi sulmuesi 23-vjeçar i PSG-së dhe kombëtares franceze.
Top Channel