Icardi jashtë planeve të PSG-së, Wanda Nara shpjegon qartë situatën

13/08/2022 13:21

Mauro Icardi është nxjerrë jashtë planeve të PSG-së nga trajneri Galtier dhe i është bërë e qartë se duhet të largohet, për të mos rrezikuar të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin e diletantëve.

“Mauro vijon të jetë i lidhur me PSG-në edhe për dy sezone, dhe për të prishur një kontratë duhen shumë para, ndaj nuk është situata ashtu siç paraqitet në media. Kur ndërrohet trajneri, ndodhin edhe gjëra të tilla, pasi Galtier ka ardhur me vendime e plane të tjera, megjithatë për këtë ekzistojnë shkëmbimet apo transferimet. Në këtë situatë janë disa lojtarë te PSG-ja, por edhe te klube të tjera, megjithatë faleminderit që më pyesni mua, pasi jam e vetmja që e di si është situata”, deklaroi Wanda.

Fjalët e bashkëshortes së Icardit janë interpretuar si një mesazh i qartë për PSG-në se nëse nuk dëshiron të mbajë më Icardin në skuadër, atëherë duhet ta dëmshpërblejë për prishjen e parakohshme të kontratës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA