22/12 09:53
Teuta dhe Partizani kanë zhvilluar një miqësore, si test për të provuar skuadrat përpara nisjes së sezonit 2022-2023 të Superiores.
Skuadra e “të kuqve” fitoi me përmbysje rezultatin 1-2, në sfidën që u dominua nga kryeqytetasit, një nisje e mbarë kjo për trajnerin Giovanni Colella që vetëm pak ditë më parë mori drejtimin e Partizanit.
“Djemtë e Detit” gjetën të parët rrugën drejt rrjetës duke zhbllokuar sfidën në minutën e 15’ me Hebajn.
Kryeqytetasit gjetën barazimin në minutën e 59’ falë autogolit të Elezit, ndërsa në minutën e 86 Çelaj përmbysi gjithçka dhe i dhuroi fitoren ekipit të Colellas.
Top Channel