Augsburgu merr fitoren e parë në këtë edicion të ri futbollistik, teksa ka mundur në transfertë Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-2.
“Aspirinat” ishin më kërkues dhe krijuan më shumë volum loje, megjithatë nuk u treguan të saktë para porte, diçka që e bëri më së miri Augsburgu.
Pa u mbushur çerek ore lojë, Demirovic shërbeu saktë për Jensen, i cili zhbllokoi rezultatin. Megjithatë, pak sekonda para fundit, Aranguiz ia doli që të kthente ekuilibrin, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.
Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e luftuar, megjithatë goli i fitores u shënua në 10 minutat e fundit. Në të 82-ën Hahn arriti që të ndëshkonte për të dytën herë vendasit, duke i dhënë përsëri avantazhin skuadrës së tij. Në minutat e mbetura Leverkuseni u përpoq që të ndryshonte diçka por pa rezultat.
Debutim me gol i Timo Wernerit te Leipzigu, skuadër ku u transferua vetëm pak ditë më parë nga Chelsea. Sulmuesi gjermans shënoi golin e parë në barazimin 2-2 të “demave” përballë Kolnit. Miqtë barazuan në pjesën e parë me Dietz, por me fillimin e pjesës së dytë sërish shënoi Leipizgu me Nkunku. Mirëpo s’ishte e thënë që vendësit të merrnin fitoren, pasi Gvardiol realizoi autogol në minutën e 72-të.
Rezultatet
Bayer Leverkusen – Augsburg 1-2
Hertha Berlin – Eintracht Frankfurt 1-1
Hoffenheim – Bochum 3-2
RB Leipzig – FC Koln 2-2
Werder Bremen – Stuttgart 2-2
Schalke – B. Monchengladbach/ Super Sport
Top Channel