Mauro Icardi do të largohet nga PSG, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Galtier. Argjentinasi po kërkon për ekip, teksa L’Equipe shkruan se Marcus Rashford cilësohet si pasardhësi i tij.
PSG po tenton sulmuesin e Manchester United, por Erik ten Hag shuan zërat e merkatos dhe bën thirrje për qëndrimin e sulmuesit anglez. “Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm.
Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk dua ta humbas. Ai është sigurisht pjesë e planeve të Manchester United”, deklaroi tekniku holandez, i cili është në kërkim të fitores së parë në kampionat.
“Djajtë e Kuq” e nisën sezonin 2022/2023 në Premier League me disfatën 1-2 përballë Brighton, ndërkohë që të shtunën (18:30) do të përballen me Brentfordin e Strakoshës në transfertë.
Top Channel