Shkuan për pushime por Covid i prishi planet, bllokohen në qytetin kinez 80,000 turistë

12/08/2022 10:25
A medical worker looks on as residents and tourists queue to undergo nucleic acid tests for the Covid-19 coronavirus in Sanya in China's southern Hainan province on August 8, 2022. (Photo by AFP) / China OUT

Turistët që vendosën t’i kalojnë pushimet në Hainan të Kinës u bllokuan aty për shkak të përhapjes së Covid.

Ata vendosën t’i kalojnë pushimet për shkak të kufizimeve të pakta që kishte, por në një kohë shumë të shkurtër gjërat ndryshuan.

Ishulli turistik në brigjet e Kinës Jugore ofron shumë mundësi për të pushuar, kjo gjë i ka tërhequr vazhdimisht turistët.

Atmosfera e pushimeve mori një goditje javën e kaluar, kur 1,200 njerëz në qendrën turistike të Sanya rezultuan pozitivë për koronavirus.

Qeveria lokale mbylli qytetin e Sanya, i cili ka rreth një milion banorë, përveç 80,000 turistëve u mbyll në një kohë shumë të shkurtër.

Fluturimet që largoheshin nga ishulli u anuluan, transporti publik u mbyll dhe shumë turistë u kufizuan në hotelet e tyre.

Sipas CNN nën bllokimin, vizitorëve iu tha se duhej të qëndronin në ishull për një javë të plotë dhe të tregonin prova të pesë testeve negative të Covid përpara se të lejoheshin të largoheshin.

Sipas mediave shtetërore, Hainan mirëpriti më shumë se 81 milionë turistë në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA