12/01 22:06
Mauro Icardi nuk bën më pjesë në planet e PSG-së. Trajneri Galtier foli hapur duke deklaruar se argjentinasi duhet të gjejë një skuadër të re, teksa L’Equipe shkruan se raporti i sulmuesit me kampionët e Francës ka marrë fund.
Icardi është lënë jashtë skuadrës edhe për sfidën e së shtunës ndaj Montpellier. 29-vjeçari përfiton rreth 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që për momentin vetëm një skuadër: Monza.
Dyshja Berlusconi-Galliani po tentojnë të rikthejnë goleadorin argjentinas në Serie A. Edhe Juventusi mendoi afrimin e tij, por trajneri Max Allegri vuri veton kundër këtij përforcimi.
Top Channel