“Sigurimsat jashtë politikës”, Meta i përgjigjet Ballës: Mblidheni parlamentin që sot, në shtator nis përgatitja e qeverisë teknike

11/08/2022 12:30

Ndërsa maxhoranca socialiste ka paralajmëruar se në shtator do të miratojë ligjin e kërkuar nga Autoriteteve I Dosjeve, për të lënë jashtë politikës, ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, Ilir Meta duket se ka të tjera objektiva.

Në konferencën për mediat, kreu I Partisë së Lirisë, tha se në shtator do të nisin përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike, që sic u shpreh do të cojë përpara vendin në rrugën drejt integrimit europian.

“Tao Tao është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij në grupet kriminale kanë sjell drama e probleme aq sa edhe partia e tij e spostoi nga Elbasani ku ai ka përgjegjësi për ngjarjen që ndodhi para zgjedhjeve.

Kam një kundërsthim serioz, në shtator do punojmë për qeveri teknike. Vërejtja ime është kjo, të mblidhet që tani parlamenti. Meqë ishte tromaksur edhe Lindita e parlamentit. Jam shtetar, duam s’duam, por ka një opozitë reale. Të mblidhet që sot, por Tao të ketë parasysh e t’i thotë shefit të tij që në Greqi për shkak të një përgjimi të një partie të dorës së tretë dha dorëheqjen drejtori i shërbimit informative, doli kryeministri bëri autokritikë.

Në rastin e I.M së Tao Taos, situata është shumë dramatike, për shefin e Tao Taos, është 1000% e provuar se është cënuar rendi kushtetues. Në kohën që Meta ka qenë President, provohet qartë se shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish SHIK-si, A.H që në bashkëpunim edhe me të tjerë kanë manipuluar në mënyrë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T që tashmë është shtetas amerikan.

Nëse nuk tromakset sërish Lindita e Parlamentit tonë, do habiten shumë kongresmenë atje se si guxohet të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjec për tentativë arratisje, sot një qytetar i lirë amerikan, vetëm për të goditur politikisht, presidentin e republikës. Përmasat e skandalit do jenw humneriale për Ramën.” u shpreh Meta.

Top Channel