Dhëndri qëllon për vdekje vjehrrin në Arta të Greqisë! Pas sherrit, i shkoi në shtëpi dhe e vrau

11/08/2022 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Arta të Greqisë, ku dhëndri ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij pas një konflikti.

Mësohet se 29-vjeçari ende i paidentifikuar e ka vrarë vjehrrin e tij 80-vjeçar me pushkë gjuetie dhe më pas është arratisur në mal.

Sipas informacioneve të para sherri mes tyre ka ndodhur pasi vajza e viktimës dhe dhëndri 29-vjeçar kishin konflikte mes tyre.

Pas konflikteve të çiftit, babai i gruas ka shkuar në Arta për të marrë vajzën nga shtëpia e bashkëshortit dhe e ka çuar në banesën e tij në Astrochori.

Burri i armatosur me çifte i ka ndjekur dhe me të mbërritur në fshat ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, ku e ka qëlluar 4 herë me çifte duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas kësaj u nis për në mal, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth.

Top Channel