Një mosmarrëveshje mes ish-dy bashkëshortëve ka rezultuar fatale për një grua 49-vjeçare në Greqi, e cila është sulmuar me lëndë acidi nga ish partneri.

Çifti ishte ndarë prej 6 vitesh dhe kishin katër fëmijë bashkë, ndërsa gruaja kishte dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat ka hasur 49-vjeçarja. Megjithatë, Protothema.gr shkruan se lidhja e tyre ishte vetëm formale por nuk kishte asgjë mes tyre.

Ai tentoi ta vriste gruan pas një mosmarrëveshje financiare, ndërsa e ka sulmuar me acid dhe si pasojë gruaja rrezikon të humbë shikimin.

Pasi e sulmoi, 50-vjeçari shkoi për të parë ish gruan e tij në spital. Policia e gjeti atë në spital dhe e arrestoi. Ai fillimisht e mohoi veprimin e tij, por më pas e ka pranuar.

Menjëherë pas arrestimit, 50-vjeçari u justifikua para policisë se mosmarrëveshjet financiare e shtynë atë të sulmonte 49-vjeçaren.

Pasditen e sotme ai është dërguar në prokurori ku i është lënë afat deri të shtunën në orën 12:30 për të kërkuar falje.

Top Channel