Barca “luftë kundër kohës”, gjendet zgjidhja për federimin e blerjeve të reja

11/08/2022 12:17

Luftë kundër kohës ajo e Barcelonës për të federuar blerjet e reja para se të nisë kampionati spanjoll, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë mundësi për t’u larguar me parametra zero.

ESPN dha alarmin dje se klubi katalan nuk mund t’i regjistrojë dot të gjithë afrimet e verës dhe emra si Kessie e Christensen mund të largohen sërish ashtu siç erdhën, me parametra zero, nëse nuk depozitohen kontratat.

Megjithatë Laporta u shfaq optimist dhe duket se klubi e ka gjetur zgjedhjen për të krijuar hapësira për federimin e të gjithë futbollistëve të rinj. Kështu sot pritet të depozitohet në ligë kontrata e shitjes së 24.5% të aksioneve të “Barca Studios”, për vlerën e 100 milionë eurove, vetëm pak ditë pasi shitën të njëjtën përqindje aksionesh.

SuperSport shkruan se paralelisht me këtë lëvizje, po negociohet edhe me menaxherët e De Jong, Depay e Braithëaite, të cilët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Barcelonë dhe synohet që të ndërpritet bashkëpunimi me të tre.

Për mesfushorin po negociohet një shitje te Chelsea, që do të konsolidonte jo pak financat e klubit, ndërsa dy sulmuesit mund të lihen të lirë, me një dëmshpërblim minimal. Të gjitha këto veprime, Barcelona synon t’i kompletojë brenda ditës së sotme, në mënyrë që nesër të dorëzojë në Ligë edhe kontratat me futbollistët e afruar këtë verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA