Teksa Ilir Meta dhe Sali Berisha po përgatiten për stinën e protestave që nis në vjeshte, mazhoranca po bëhet gati për betejën parlamentare.

Taulant Balla provokoi sërish drejtuesit e opozitës duke i kujtuar se sesioni i shtatorit nis me miratimin e ndryshime ligjore që i japin fund karrierës së politikanëvë, të cilët kanë mbajur pozicione partiake në partine e punes apo kanë qene bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit.

“ Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar çertifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit.”

Sali Berisha u dëbua nga grupi parlamentar demokrat, por kryetari i grupit socialist kërkon qe as Kuvendi të mos qëndrojë indiferent pasi britanikët përforcuan non-grata amerikane për ish kryeministrin.

“ Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunetorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë.”

Paralelisht me nismën e socialistëve në Kuvend janë depozituar edhe disa nisma ligjore të grupimit të Alibeajt. E përbashkëta e nismave të mazhorancës dhe te demokratëvë që ndjekin linjën pro amerikane është qëllimi , që t’i mbyllin derën e parlamentit Sali Berishës, por edhe politikanit me inicialet I.M i cili pretendohet se është ish presidenti Ilir Meta.

Top Channel