Ndonëse ka bërë plot 12 afrime në merkaton e kësaj vere dhe ka ndryshuar pjesën më të madhe të titullarëve që e sollën për herë të parë në Serinë A, Monza nuk ndalet dhe është gati të prezantojë një tjetër futbollist.
Sipas “Sky Sport”, Adriano Galliani ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për të marrë në huazim me detyrim blerjeje mbrojtësin spanjoll Pablo Mari Villar, i cili nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetës.
Palët ishin në negociata prej kohësh, teksa mësohet se Arsenali ka autorizuar lojtarin të fluturojë drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë me Monzën.
Ky do të ishte një rikthim në Serinë A për mbrojtësin spanjoll, i cili në janar të këtij viti u huazua për 6 muaj te Udinese, ku luajti 15 ndeshje dhe arriti të shënojë edhe 2 gola.
Vlen të theksohet se merkatoja e Monzës nuk mund të konsiderohet ende e mbyllur, pasi “qershia mbi tortë” është pikërisht Mauro Icardi, ish kapiten i Interit, për të cilin dyshja Galliani-Berlusconi po punojnë prej javësh.
Lista e lojtarëve të afruar nga Monza:
Portierë: Cragno dhe Sorrentino
Mbrojtës: Andrea Ranocchia, Carboni, Birindelli, Marlon
Mesfushorë: Sensi, Pessina, Filippo Ranocchia, Ëarren Bondo
Sulmues: Caprari, Petagna
Top Channel