Julian Weigl e ka humbur postin e titullarit te Benfica. Mesfushori defensiv është pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” prej janarit të vitit 2020 kur u largua nga Borussia Dortmund për 20 milionë euro.
prej janarit të vitit 2020 kur u largua nga Borussia Dortmund për 20 milionë euro.
26-vjeçari është afër rikthimit në Bundesliga, aty ku e kërkon M’Gladbach. Ëeigl cilësohej si një talent i madh te Dortmundi, klub me të cilin fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, teksa numëron 6 ndeshje me kombëtaren gjermane.
Trajneri Daniel Farke e do në skuadër lojtarin dhe drejtori sportiv i M’Gladbach, Roland Virkus, ka nisur punën për ta rikthyer në Bundesliga. Benfica kërkon të njëjtën shumë që investoi për Weigl, për të cilin ka interesim edhe nga Eintracht Frankfurt.
Top Channel