Në ditën e Ashures, gjatë vizitës në kryegjyshatë botërore të bektashinjve, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët dhe vuri theksin te sakrifica.

“Uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Festën e Ashures, dita e dhjetë e muajit Muharrem, një festë që përkujton sakrificën e 72 martirëve dhe që na tregon që njerëzit për gjërat të cilat e besojnë dhe janë të vlefshëm sakrifikojnë. Në disa raste secili prej nesh sakrifikon, uroj të gjithë ata shqiptarë të mirë, ndërsa një pjesë e mirë e komunitit janë me pushime, ata janë duke sakrifikuar. Je me fat që një nga fetë e rëndësishme sot të paktën në Ballkan, e ka epiqendrën e vet në Tiranë dhe ky është një  mini Vatikan i ynë për një besim të veçantë që pajton jo vetëm kombet por edhe besimet. Për gjithë rolin dhe bekimin e madh për vendin tonë unë  ju jam shumë mirënjohës. Na duhem më shumë arsye që na bashkojnë se sa na ndajnë”, tha Erion Veliaj

Për të uruar në kryegjyshatë ishte dhe drejtuesi I partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Me rastin e kësaj dite shumë të veçantë, e cila është dita e sakrificave dhe përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat më të mira njerëzore dhe shoqërore. Është një ditë që fton qytetarët e besimeve të tjera, kombeve të tjera për t’iu gëzuar diversitetit dhe për të ndarë së bashku të mirat dhe gëzimet, por dhe vuajtjet, për të ndarë së bashku begatinë, por edhe varfërinë. Për të qenë gjithmonë,  në shprehjen e vlerave më të mira njerëzore jo vetëm bektashinjtë por të gjithë njerëzit që besojnë te Zoti, që besojnë të e mira, paqja dhe bashkëpunimi”, tha Ilir Meta.

Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem. Në këtë ditë bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA