Kafeja është ndër pijet më të preferuara në botë dhe kjo është e kuptueshme, duke pasur parasysh faktin se ka shije të mirë, jep një rritje të energjisë dhe madje ofron edhe disa përfitime shëndetësore.

Por a e keni pyetur ndonjë herë veten se çfarë ndodh me një filxhan kafeje që ka ndenjur për pak kohë pa u konsumuar?

AgroWeb.org më poshtë ju njeh me disa të dhëna rreth cilësisë dhe sigurisë që një kafe e ndenjur ka, me qëllim që të  bëni një zgjedhje sa më të shëndetshme.

Çfarë ndodh me kafenë e ndenjur?

Ndërsa pini një filxhan me kafe dhe papritur ju duhet të largoheni, ajo do të fillojë ngadalë të ftohet dhe të humbasë freskinë e saj, gjë që ndryshon shijen.

Pas rreth 30 minutash në temperaturën e dhomës, shija do të zbehet ndjeshëm, por nëse nuk e keni problem këtë gjë mund ta konsumoni ende.

Nëse jeni njohës i mirë kafesë dhe shijoni shijen e saj, duhet të synoni ta pini kafen tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur përpara se të ftohet.

Megjithatë edhe nëse e lini një ditë të qëndrojë në enën e përgatitjes apo edhe filxhan gjasat janë që ajo të jetë e sigurt për konsum. Por vetëm nëse nuk përmban produkte qumështi.

Përdorni gjykimin tuaj përpara se të pini një filxhan kafeje të ndenjur. Shihni si duket pamja e saj dhe çfarë arome ka.

Nëse nuk e keni përgatitur personalisht kafenë, mund të jetë më e sigurtë ta shamngni atë.

Kafeja e shërbyer në restorante ose kafene duhet të shërbehet në avull të nxehtë dhe në këtë rast, ajo që ka mbetur pa u konsumuar për një kohë të gjatë ka një rrezik më të lartë për kontaminim.

Nuk ka shumë kërkime shkencore që sugjerojnë se sa kohë mund të rezistojë kafeja e ndenjur.

Disa burime thonë se keni 24 orë kohë, ndërsa të tjera sugjerojnë të pini kafenë tuaj brenda katër orëve në temperaturën e dhomës ose disa ditë nëse ruhet në frigorifer.

Megjthatë mbetet ende e paqartë nëse këto këshilla janë të vlefshme.

Po kafeja me qumësht?

Nëse kafeja juaj ka përbërës të shtuar si qumështi ose produkte të tjera qumështi, ajo duhet të ruhet në frigorifer dhe të ngrohet përsëri përpara se ta pini për të ulur rrezikun e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi.

Qumështi mund të qëndrojë në frigorifer deri në shtatë ditë.  Kafeja me qumësht ose krem ​​kafeje në të mund të jetë e sigurt për t’u konsumuar deri në një javë kur ruhet në frigorifer, por mund të mos jetë aq e këndshme sa kafeja që kosnumohet në moment.

Ndërsa kafeja me qumësht, këshillohet të konsumohet brenda dy orëve pasi e keni lënë jashtë në temperaturën e dhomës.

Sa reziston kafeja në frigorifer?

Ruajeni kafenë e përgatitur vetë në një enë të mbyllur dhe vendoseni në frigorifer. Konsumojeni brenda 72 orëve për të marrë sa më tepër freski dhe cilësi.

Pra a mund ta konsumoni kafenë e ndenjur?

Konsumi i kafesë pas një dite nuk është ideale, por nëse është alternativa juaj e vetme, vazhdoni. Nuk ka shumë kërkime shkencore mbi jetëgjatësinë dhe skadimin e kafesë së përgatitur vetë, kështu që përdorni gjykimin tuaj dhe kur keni dyshime, hidheni atë./AgroWeb

Top Channel