Kërkesat ekonomike të opozitës, Berisha: Uljen e taksës së naftës dhe biletë falas

08/08/2022 15:26

Sali Berisha dhe Ilir Meta  kanë “bashkuar” forcat dhe po testojë ndjeshmërinë e qytetarëve në mënyrë  që revolta e tyre ti bashkohet aksionit opozitar që nis në vjeshtë. 

Para nisjes së stinës së protestave dy  drejtuesit  e opozitës  po përgatisin  një listë kërkesash ekonomike për Edi Ramën. Sali Berisha ishte i pari që  bëri publike dy kërkesat  e tij, për  transport publik falas dhe  përgjysmimin e  taksimit për litër të naftës nga 1.1 në  0.5 euro.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.”- tha Berisha

PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe inter-urban në territorin e Shqipërisë.

Menjëherë pas Berishës, bashkëpunëtori më i ngushtë politik i Metës,  Tedi Blushi bëri publike 6 masa  ne emër të Partisë se Lirise,  duke  nisur me indeksimin e pagave te administratës shtetërore,  për të cilin është gati një projektligj që  do të depozitohet  ne  nisje te sesioni parlamentar.

“Indeksoni pagat! 2. Rritni rrogat dhe pensionet! 3. Mbështetni financiarisht me të paktën 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç! 4. Ulni TVSH-në për produktet e konsumit, duke ndjekur shembujt e vendeve të rajonit. 5. Që turizmi të marrë frymë, mbështeteni me paketa konkrete ndihme 6.  Lehtësoni çmimin e karburanteve duke pezulluar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit*, sepse edhe ukrainasit në luftë e blejnë sot naftën më lire 1.4 eu/liter  se shqiptarët në 1.9 eu/litri.”– u shpreh Tedi Blushi

I vetëdijshëm se kërkesat e opozitës  nuk do merren parasysh nga Edi Rama,  Sali Berisha  paralajmëroi  Kryeministrin  se revolta qytetare do e detyrojë atë ti’ plotësojë kërkesat.

 

 

 

 

 

Top Channel