Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë ditën e sotme rreth orës 16:00, teksa ka qenë në lëvizje.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se autobusi është shkrumbuar i gjithi, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA