Lundrimi në Velipojë/ Protestojnë drejtuesit e mjeteve ujore
07/08/2022 15:35
Prej një jave, mjetet lundruese në Velipojë ndalohen për të dalë në det prandaj drejtuesit e tyre kërkojnë një shpjegim zyrtar nga ana e policisë.
Qytetarët thonë se gjatë kësaj jave kanë qenë më të qetë por kërkojnë një të mesme të përbashkët që ato të punojnë.
Zgjidhja sipas tyre është ndarja me zona siç ndodh në Malin e Zi dhe gjobat që shkojnë deri në 2000 euro nëse mjeti motorik kalon kufirin ndarës me pushuesit.
Në të gjithë Velipojën janë gjashtë subjekte të cilat lëshojnë me qira rreth 15 mjete lundruese “Jetski”.
Top Channel